sport

Revolucion i thellë tek Manchester United, planifikohet largimi i shtatë lojtarëve të ekipit të parë

Një numër i madh i lojtarëve të Manchester United mund të shiten gjatë kësaj vereve sipas raportimeve të fundit.

Ka qenë një tjetër sezon i vështirë për ‘Djajtë e Kuq’ ky i sivjetmi, pasi ata kanë dështuar që të përsërisin të paktën atë që bënë sezonin e kaluar, kur përfunduan në pozitën e tretë në tabelë.

Të lidhura

None found

Manchester United gjen veten në pozitën e gjashtë në Ligën Premier me 11 pikë larg Tottenhamit dhe Aston Villës që janë baras me pikë dhe në garë për një vend në top katërshe.

Mundësitë e United për kualifikim sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve duket se janë zbehur dhe me këtë në mendje, aksionari Sir Jim Ratcliffe po planifikon një revolucion të thellë në ekip.

Sipas Manchester Evening News, hiq më shumë se shtatë lojtarëve mund t’i tregohet dera e largimit në ‘Old Trafford’ teksa një numër i tyre do të lejohen që të largohen falas.

Tom Heaton, Anthony Martial dhe Brandon Williams që të treve do t’iu skadojë kontrata në verë dhe me shumë gjasa do të lirohen nga klubi.

Krahas këtyre tre lojtarëve që do të largohen falas, e përditshmja angleze pretendon se edhe Omari Forson, Alvaro Fernandez, Hannibal Mejbri, Donny van de Beek, Jadon Sancho, Facundo Pellistri dhe Mason Greenwood mund të largohen në verë.

Pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve janë momentalisht të huazuar, por pasi dështuan që të impresionojnë edhe jashtë klubit me paraqitjet e tyre, ata me shumë gjasa do të shiten përfundimisht. /Telegrafi/

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

53 minutes ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

54 minutes ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

54 minutes ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

57 minutes ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

58 minutes ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

59 minutes ago