Pierre Kalulu është kthyer në një nga emrat më të flitur të tregut evropian, me gjigantët e kontinentit që e kanë vënë në shënjestër, ndërkohë që nga Torino po përshpejtohen hapat për zgjatjen e marrëveshjes dhe për sigurimin e qëndrimit të tij.
None found
Kampionët e Francës dhe tri forcat e Premierligës – Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Newcastle Unitedi – e ndjekin nga afër mbrojtësin 26-vjeçar, i cili në muajt e fundit është shndërruar në një nga shtyllat e Juventusit.
Transfertuar te “Zebra” nga Milani, francezi ka arritur me kalimin e kohës të fitojë peshë të madhe brenda grupit. Trajneri Luciano Spalletti e aktivizon më së shumti si anësor të djathtë të mbrojtjes, rol në të cilin është treguar aq i sigurt sa ka marrë edhe thirrjen në kombëtaren e Francës.
Sipas “TuttoJuve”, klubi i Mançesterit e ka pasur prej kohësh në radar francezin, pasi e kishte ndjekur me kujdes edhe gjatë sezonit të shkuar. Njëkohësisht, Liverpooli dhe Newcastle e mbajnë në fokus që një vit të plotë, duke e konsideruar si mundësi serioze për të forcuar prapavijën.
Kësaj gare i është bashkuar së fundmi edhe Paris Saint-Germaini, që e sheh Kalulun si alternativë të besueshme për Achraf Hakimin në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ky interes në rritje ka nxehur drejtuesit e Juventusit, të cilët kanë kaluar në veprime konkrete. Raportimet tregojnë se objektivi është vulosja e rinovimit para se të përfundojë viti në rrugë, me synimin për të eliminuar rrezikun e një humbjeje të mundshme në të ardhmen.
Një faktor tjetër që e rrit vlerën e tij në sytë e klubeve të mëdha është polivalenca: përveç krahut të djathtë, ai mbulon pa problem çdo post tjetër të mbrojtjes dhe përshtatet edhe si krah i lirë në modulet me tre qendërmbrojtës.
Mbetet për t’u parë nëse “Zebra” do ta bindë përfundimisht francezin për një bashkëpunim të mëtejshëm, apo joshja e Premierligës dhe e PSG-së do ta çojë atë drejt një kapitulli të ri në karrierë.
Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka pohuar se Chelsea duhet të investojë shumë në mbrojtjen e tyre nëse…
Gjumi i mirë, çelësi për një jetë më të shëndetshme — Klan Kosova [...]Read More...
Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke…
Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…
Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…