Categories: sport

Superkompjuteri projekton Ligën Premier 2026/27: Arsenali sërish kampion, tri skuadra të promovuara bien nga kategoria

Arsenali pritet të ruajë kurorën e kampionit edhe në sezonin 2026/27, sipas përllogaritjeve të modelit parashikues të Sky Sports. Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea projektohen si skuadrat e tjera që do të plotësojnë pesëshen e parë, ndërsa Coventry City, Ipswich Town dhe Hull City shihen si ekipet që do të largohen nga elita e futbollit anglez.

Superkompjuteri i mediumit të njohur Sky Sports ka përllogaritur renditjen përfundimtare të sezonit të ri të Ligës Premier, duke e vendosur Arsenalin në krye të klasifikimit.

Të lidhura

None found

Sipas këtij parashikimi, kampionët e sezonit të fundit do ta mbyllin edicionin me 85.24 pikë dhe do ta mbrojnë trofeun. Manchester City pritet të renditet i dyti me 81.65 pikë, afërsisht katër pikë prapa Arsenalit.

Liverpooli projektohet të zërë vendin e tretë me 76.84 pikë në garën për zonën e Ligës së Kampionëve. Pas tij renditet Manchester United, që parashikohet të grumbullojë 75.38 pikë, ndërsa Chelsea pritet ta kompletojë pesëshen e parë me 72.70 pikë.

Vendi i gjashtë pritet t’i takojë Tottenham Hotspur, kurse Aston Villa projektohet në pozitën e shtatë. Bournemouth, Brighton dhe Brentford vijnë më pas dhe, sipas modelit, do të pozicionohen në gjysmën e sipërme të tabelës, por nuk do të sigurojnë vendet kryesore që çojnë në garat evropiane.

Parashikimi sinjalizon një edicion veçanërisht të vështirë për të tria klubet e promovuara. Coventry City pritet ta përfundojë sezonin në vendin e 18-të me 35.05 pikë, Ipswich Town në të 19-tin me 34.29 pikë, ndërsa Hull City projektohet në fund të renditjes me vetëm 27.82 pikë.

Nëse kjo renditje bëhet realitet, Coventry City, Ipswich Town dhe Hull City do të ktheheshin menjëherë në Championship. Arsenali, ndërkohë, do të bëhej vetëm klubi i katërt në historinë e Ligës Premier që mbron titullin, pas Manchester Unitedit, Manchester Cityt dhe Chelseat.

të fundit

Koleksionistja që takoi Dianën në moshën 12-vjeçare ka shpenzuar 1.9 milionë dollarë për sendet e saj

Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…

4 minutes ago

Mickoski: Work continues on economic reforms, the rule of law and how institutions function

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…

5 minutes ago

Police withdraw from Rinia Park after facing off with protesters

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…

5 minutes ago

Verbal clash on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard as protester tells police: “Don’t act tough behind masks!

Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu…

5 minutes ago

Fire in four-storey apartment building in Lezhë, several residents taken to hospital with injuries and signs of asphyxiation

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…

5 minutes ago

Policia tërhiqet nga parku “Rinia” pasi u pozicionua përballë protestuesve

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…

7 minutes ago