Rënia e madhe e Bellinghamit, veç tre gola në vitin 2024

Pas një fillimi të sezonit shpërthyes, ku i kaloi të gjitha parashikimet dhe pritjet, Jude Bellingham ka pësuar rënie në paraqitjet e tij me Real Madridin.

Deri në muajin dhjetor, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ia kishte dalë ta kalonte çdo pritshmëri, duke arritur madje edhe në krye të golashënuesve të La Ligës.

Por, që nga fillimi i vitit 2024, përfaqësuesi anglez i ka shënuar veç tre gola, shkruan “Gazeta Express”.

Bellingham u ndal edhe nga lëndimet, kështu që forma e tij fizike nuk është optimale që kur u rikthye në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Pikërisht ky i fundit, sipas të së përditshmes spanjolle “Marca”, nuk është i brengosur nga rënia e yllit të tij.

S’ka panik për “Don Carlon”, i cili beson se Bellingham do të rikthehet së shpejti për të shkëlqyer në “Santiago Bernabeu’.

Trajneri italian është i bindur se futbollisti ofanziv do të shënojë gola dhe do të dhurojë asistime dhe kontribut në fushën e blertë sikur në pjesën e parë të sezonit. /Gazeta Express/


Shtuar 3.04.2024 17:41