RENDITJA/ Ky është superklubi më i shtrenjtë në botë

Real Madridi është shpallur klubi më i vlefshëm i futbollit në vitin 2022.

Kostoja e gjigantit madrilen vlerësohet në 5.1 miliardë dollarë, sipas Forbes. Në vend të dytë është Barcelona 5 miliardë, dhe Manchester United mbyll tre klubet më të shtrenjta në botë 4.6 miliardë.

Të lidhura

None found

Tjetra në renditje janë Liverpool, Bayern Munich dhe Manchester City.

Real Madridi është kampion aktual i Ligës së Kampionëve, por Manchester City konsiderohet favorit për sezonin e ri. Përveç kësaj, janë “qytetarët”, sipas ekspertëve të Transfermarkt, ata që kanë skuadrën më të shtrenjtë në futbollin botëror. /albeu.com/