Mesfushori portugez i Lille, Renato Sanches ka njoftuar se është gati të largohet nga klubi anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsenali, Tottenhami dhe Milani janë të interesuar të bëjnë një lëvizje në janar për Sanches.
Sipas gazetës spanjolle AS, Sanchez ka të ngjarë të bëhet një nga shitjet më të mëdha të afatit kalimtar dimëror.
Një transferim gjatë janarit e ka konfirmuar edhe vet mesfushori portugez.
“Kush është i interesuar për mua? Ndoshta Milani dhe Arsenali janë të interesuar, por, unë nuk e di”, ka thënë fillimisht Sanchez për L’Equipe.
“Kam biseduar me agjentin tim, e di se cilat klube po telefonojnë dhe cilat jo, por tani nuk mund ta them. Por, e di që jam gati. Nëse ndodh, do të shoh se çfarë është më e mira për mua”.“Milani? Është një klub i madh, një klub historik. Është klub me klas. Më pëlqen”.
“Duhej të shkoja te Barcelona në verë, më pas lëndimi im prishi gjithçka. Largimi në janar? E di që jam gati. Nëse vjen një ofertë”, përfundoi portugezi.