Renato Sanches i “shkel” syrin Milan-it: Jam i gatshëm të ndryshoj ekip

Mesfushori portugez i Lille në Francë, Renato Sanches duket se ka pohuar se është i gatshëm të ndryshojë ekip.

Milan ka disa kohë që ka shfaqur interes për portugezin dhe ndoshta tashmë do të jetë mundësia e artë për klubin italian.

Ai ka folur për “Metro” dhe është shprehuri gatshëm për të ndryshuar ekip.

“Kam komunikuar me agjentin tim dhe e di se cilat klube janë të interesuara për mua, por nuk mund ta zbuloj se cilat. Nëse vjen ndonjë propozim konkret, jam i gatshëm të ndryshoj klub. Do të shoh se cila mundësi është më e mira për mua”, është shprehur Sanches./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 09:23