Bayern Munich mori fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur 1-3 në transferte Greuther Furthin.
Në këtë ndeshje, ylli bavarez Robert Lewandowski nuk arriti të regjistronte emrin në tabelën e golashënuesve.
Polaku dështoi kështu të thyente rekordin e Gerd Muller i cili kishte arritur të shënonte gol në 16 ndeshje radhazi me fanellën e Bajernit.
Lewandowski kishte shënuar plot 24 gola në 15 ndeshje me Bayernin, por dështoi të shënonte sot për të thyer një tjetër rekord të legjendës së Gjermanisë e futbollit botëror. /albeu.com/