Rekordi i çuditshëm që Rashford mund ta thyejë në miqësoret ndaj Brazilit dhe Belgjikës

Marcus Rashford e gjen veten në prag të thyerjes së një rekordi të çuditshëm nëse ai përdoret si zëëvendësues nga Gareth Southgate ndaj Brazilit dhe Belgjikës.

Teksa Anglia po përgatitet për dy miqësoret ndaj Brazilit dhe Belgjikës si pjesë e përgatitjeve për Euro 2024, Rashford qëndronë pranë një momenti historik dhe të pazakontë, por për tu futur në librin e rekordeve, ai nuk duhet ta nisë nga mintua e parë, por nga pjesa e dytë në të dyja ndeshjet.

Ai është afër që të barazojë një rekord që aktualisht mbahet nga ish-sulmuesi Jermain Defoe. Ish-lojtari i Anglisë mban rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje nga banka rezervë për Anglinë, pasi këtë e bëri 35 herë në 57 ndeshje.

Rashford momentalisht numëron 33 ndeshje si zëvendësues deri më tash për shtetin e tij, dhe do i duheshin edhe dy ndeshje për të barazuar këtë rekord.

Në mesin e 10 lojtarëve me më së shumti paraqitje si zëvendësues për Anglinë, mesfushori Jordan Henderson radhitet përkrah Rashfordit.

Henderson ka bërë 26 paraqitje nga banka rezervë në 81 ndeshje të luajtura, duke shfaqur më së miri thellësinë e ekipit të Southgate.

Emrat e tjerë në këtë listë përfshijnë Emile Heskey, Phil Neville, Kieron Dyer, Owen Hargreaves, Joe Cole, James Milner dhe Peter Crouch./Telegrafi/


Shtuar 22.03.2024 21:37