Rekorde që vetëm ai di t’i thyejë, shikoni statistikat e frikishme të CR7 (FOTO LAJM)

Nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit.

Ndërsa edhe në moshën 36 vjeçare, ai vazhdon të konkurrojë me futbollistët më të mirë në qarkullim duke vënë rekord pas rekordi.

Në ndeshjen e parë grupore të Portugalisë në kuadër të ‘Euro 2020’, ai u bë futbollisti i vetëm që luan në pesë Kampionate Evropiane.

Për më shumë, CR7 theu rekordin golashënues me dy golat kundër Hungarisë duke kaluar Michel Platinin (nëntë gola) dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane (me 11 gola) – rekord që pritet ta zgjatë.

Në ndërkohë, më poshtë jua sjellim disa statistika të jashtëzakonshme të superyllit portugez:  

Më së shumti gola në fazat finale: 11

Më së shumti gola në kualifikime: 31

Më së shumti ndeshje me së paku një gol: 8

Më së shumti ndeshje me së paku dy gola: 3

Më së shumti kampionate me së paku një gol: 5

Më së shumti kampionate më së paku tre gola: 2


Shtuar 16.06.2021 09:08