Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” ishte një nga më spektakolarët e viteve të fundit, dhe këtë e tregojnë statistikat: gola të shumtë, mbështetje e madhe nga tifozët dhe një organizim perfekt në nivele më të larta.
54 gola të shënuar gjatë gjithë turneut në katër stadiume (“Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”), duke thyer rekordin e mëparshëm për një turne me tetë ekipe (52 gola në vitin 2004).
Mesatarja e spektatorëve në fazën e grupeve ishte 4.500 për ndeshje, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2002 për këtë nivel turneu.
Portugalia fitoi titullin e saj të tretë të Europianit U-17 pas triumfeve në vitet 2003 dhe 2016.
Portugalia ishte ekipi me më shumë gola të shënuar në këtë edicion: 11 gola, një më shumë se Franca.
Golashënuesi më i mirë i turneut ishte Samuele Inacio i Italisë me 5 gola, duke lënë pas Djylian Nguessan (Francë) dhe Alejandro Rodriguez (Angli) me nga 4.
Rafael Quintas, kapiteni i Portugalisë, u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Krahas nivelit të lartë sportiv, turneu u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë nga fëmijë, familjarë, nxënës dhe turistë, ndërsa organizimi ishte në standardet më të larta nga UEFA dhe FSHF.