Reja vlerëson Spanjën pas finales së Botërorit: Dominoi nga fillimi në fund, Argjentina nuk arriti ta frikësonte

Edi Reja, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka analizuar finalen e Botërorit 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0. Tekniku italian e përshkroi paraqitjen e “Furisë së Kuqe” si të shkëlqyer, ndërsa shprehu rezerva për mënyrën se si luajti skuadra argjentinase.

Të lidhura

None found

“Spanja që pashë ishte një skuadër e jashtëzakonshme dhe e kontrolloi ndeshjen nga minuta e parë deri tek e fundit. De La Fuente ia doli që një grup i mbushur me kaq shumë kampionë ta kthente në një ekip të vërtetë. Është kënaqësi t’i shohësh në harmoni, me të gjithë lojtarët që punojnë së bashku. Tek Argjentina ndodhte e kundërta, pasi ishin Mesi dhe shokët e skuadrës që punonin për të. Argjentinasit tentuan t’i trembnin kundërshtarët edhe ndaj Anglisë, por kundër Spanjës nuk ia dolën në asnjë moment”, u shpreh Reja.

“Enzo Fernandez e kishte marrë tashmë një karton të verdhë, ndaj çfarë synonte të arrinte me atë ndërhyrje absurde? Pas atij momenti, gjithçka u bë më e thjeshtë. Nuk besoj se Scaloni mund të kishte vepruar shumë më mirë, sepse në fund Argjentina u mund 1-0 në kohën shtesë. Mund vetëm ta duartrokas për rrugëtimin që e çoi drejt triumfit në një Kupë Bote dhe në dy Kupa të Amerikës”, deklaroi ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.


Shtuar 21.07.2026 15:38

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom