Kombëtarja shqiptare do të luaj më datë 5 qershor miqësoren ndaj Uellsit në Kardif. Për këtë sfidë, kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja kanë udëthuar prej disa ditësh në Kardif, ku kryejnë edhe përgatitjet.
Mirëpo, krahas seancave stërvitore në fushën e blertë, tekniku Reja ka menduar edhe si t’i relaksojë kuqezinjtë, që vijnë pas një sezoni të gjatë e të ngjeshur, tejet të frustruar nga pandemia e Covid-19.
Sikurse duket edhe në videon e shpërndarë nga FSHF, kombëtarja ka marrë rolin e një kori orkestre, me dirigjent trajnerin Reja. Prova që duhet kaluar është këndimi i himnit kombëtar. Sukses i plotë i grupit kuqezi, bashkë me dirigjentin Reja. Gjetje e bukur para përballjes me Uellsin.