Recizmi në Cadiz – Valencia, Juan Cala mohon faktet

Në minutën e 36-të të ndeshjes midis Cadiz  dhe Valencia, lojtarët e skuadrës mike vendosën të largoheshin nga fusha në shenjë proteste pasi Mouctar Diakhaby u shpjegoi atyre se ai  ishte fyer në baza raciste. Fyerjet e shqiptuara nga sulmuesi Juan Torres Ruiz.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter, Mouctar Diakhaby shpjegoi se ai ishte quajtur ” m….  i zi” nga sulmuesi spanjoll. Së fundmi, Juan Torres Ruiz “Cala” reagoi ndaj akuzave, të cilat i mohoi kategorikisht. “Unë kurrë nuk thashë se ishte një fjalë të ndyrë ….. kurrë, kurrë”. Nëse ai del dhe jep emrin dhe mbiemrin tim, unë e ndal futbollin. Pasi pashë videon e bërë dje nga presidenti i Valencias dhe lojtarët e tij, shpresoj vetëm që presidenti të shkojë në gjyq për të më denoncuar. Në të kundërt unë  do të shkoj dhe ta denoncoj, ” u shpreh Ruiz.


Shtuar 6.04.2021 02:04