Realizoi gol me kokë, mediat italiane vlerësojnë Berat Gjimshitin (VIDEO)

Atalanta “thyen” me “poker” golash Genoa-n, “fluturon” në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë aty ku do të përballet me Juventus.

Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, ishte protagonist absolut i këtij takimi ku në minutën e 19-te, i pa shqetësuar në zonë, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin.

Ky ishte goli i tij i parë sezonal. Jo vetëm kaq, por Gjimshiti flirtoi edhe me golin e dytë.

Rrjedha e këtij takimi mori një kthesë të fortë në minutën e 36-të, ku Fini u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Genoa-n me dhjetë lojtarë.

Në fraksionin e dytë ishte De Roon që me një goditje fantastike realizoi një super gol, duke dyfishuar shifrat.

Paladino ndërhyri menjëherë në formacion duke kryer tre zëvendësime të shpejta, mes tyre uli në stol edhe Gjimshitin.

Atalanta menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi, madje në fund kishte kohë dhe për dy gola të tjera, duke firmosur suksesin e pastër 4-0.

 

 

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti rezultoi një nga lojtarët më të vlerësuar sipas mediave italiane: “Zhbllokon takimin me një goditje të bukur me kokë, madje flirton dhe me golin e dytë”, nota 7 për Gjimshitin shkruajnë mediat italiane.


Shtuar 4.12.2025 08:29