Reali publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Interin, konfirmohet mungesa e Benzema

Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League kundër Interit.

Të dyja ekipet e kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, por kjo ndeshje do të vulosë kokën e grupit.

Lista e plotë e të ftuarve:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano. /albeu.com


Shtuar 6.12.2021 15:16