Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të javes së 34-të të La Ligas.
“Los Blancos” duhej ta fitonin me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion të La Ligas.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pasi Osasuna luajti një ndeshje me taktika të papërshtatshme për Realin.
Fillimisht ishte Eder Militao i cili zhbllokoi rezultatin në min 76’.
Pas katër minutash, Benzema dhuroi një asistim të mirë për Casemiron i cili shënoi në min 80’ paska me fat.
Këto gola mjaftuan për të marrë pikët e plota nga ky takim.
Tani Real Madridi ka 74 pikë dhe qëndron në pozitën e dytë, dy më pak se Atletico Madrid.