Reali fiton Superkupën e Europës, Mbappe debuton me gol

Reali i Madridit fiton Superkupën e Europës për herë të gjashtë në historinë e klubit, pasi ka mposhtur 2-0 në finalen e Varshavës zikaltërit e Atalantës.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0 dhe gjithçka është vendosur në pjesën e dytë.

Valverde zhbllokon sfidën, ndërsa Mbappe vulos fitoren, duke shënuar në debutimin e tij me gjigantët spanjollë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka luajtur si titullar për Atalantën, por nuk ka arritur që të evitojë humbjen përballë Realit.


Shtuar 14.08.2024 23:29