Reali e nis me humbje vitin 2022 (VIDEO)

Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe vitin e ri 2022. Los Blancos u mposhtën në udhëtim nga Getafe me rezultat 1:0.

Ishte goli i Enes Unal në minutën e 9-të që vulosi gjithçka këtë ndeshje.

Pavarësisht përpjekjeve për barazim të rezultatit, skuadra e Ancelottit nuk arriti ta tundte rrjetin dhe regjistroi humbjen e dytë në ligë këtë sezon.

Reali mbetet në vendin e parë me 46 pikë, tetë më shumë se Sevilla e vendit të dytë, por që ka dy ndeshje më pak. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2022 16:42

Tags: ,