Real Madridi tregon “dhëmbët” ndaj Sociedat para ndeshjes në Champions, PSG bën të kundërtën ndaj Nice (VIDEO)

Real Madridi ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndeshjen me Real Sociedat në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 27 të La Liga-s.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10 nga miqtë, falë një penalltie të shkaktuar nga Carvajal dhe ekzekutuar saktë nga Oyarzabal.

Vendasit do të merrnin kontrollin e lojës dhe do të arrinin të përmbysnin gjithçka në fundin e pjesës së parë me dy supergola, fillimisht Camavinga në të 40’ dhe tre minuta më vonë Luka Modric.

Pjesa e dytë  do të nisë sërish me Real Madridin dominues që do të shënojë edhe dy gola të tjerë me Benzema në minutën e 76 që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe në të 79’ me  Asensio.

Një fitore që e shkëput akoma më shumë Realin nga vendi i dytë që mbahet nga Sevilla e cila “ngeci” këtë fundjavë.

Në Ligue 1, PSG është mposhtur në limit nga Nice e vendit të dytë.  Një gol  i Dalort në minutën e 88 i ka dhënë fitoren e rëndësishme vendasve dhe një goditje “parisienëve” para ndeshjes së kthimit në Champions përballë Real Madridit.

Kujtojmë që për PSG, në këtë ndeshje mungonte vetëm Mbappe për shkak kartonash, ndërsa pjesa tjetër e arsenalit të rëndë ishte në fushë.

Kjo humbje ndryshon gjë sa i përket rënditjes për PSG, pasi vazhdon të mbajë vendin e parë, me diferencë pikësh nga Nice e cila momentalisht i ka marrë vendin Marseille. /albeu.com


Shtuar 5.03.2022 22:55