Raportimet e Diario AS bëjnë të ditur se Real Madridi do të rikthejë në vëmendje çështjen e rinovimit të Vinicius Junior vetëm pas mbylljes së Kupës së Botës 2026, në një kohë kur kontrata aktuale e sulmuesit brazilian përfundon vitin e ardhshëm.
Bisedimet mes klubit dhe lojtarit nuk kanë avancuar, pasi kërkesat financiare të yllit brazilian konsiderohen shumë të larta dhe drejtuesit madrilenë nuk janë të prirur t’i pranojnë në kushtet aktuale.
Të lidhura
None found
Pavarësisht kësaj, “Los Blancos” synojnë ta sqarojnë sa më shpejt këtë situatë dhe nuk përjashtojnë as opsione të tjera nëse marrëveshja nuk arrihet, mes tyre edhe transferimin e futbollistit.
Vinicius, që në këtë moment po spikat me Brazilin në Kupën e Botës, nuk e hedh poshtë mundësinë për të qëndruar deri në fund të kontratës së tij, por ky është një skenar që Real Madridi kërkon ta evitojë.
Te klubi madrilen ekziston vetëdija se largimi pa dëmshpërblim i një lojtari të nivelit të Vinicius do të përbënte një humbje të rëndë, veçanërisht duke pasur parasysh se ai ka ende shumë vite karrierë përpara.
Edhe pse të dyja palët vazhdojnë të jenë të interesuara për ta zgjatur bashkëpunimin për disa sezone të tjera, mospërputhjet në aspektin kontraktual dhe financiar mbeten pengesa kryesore në negociata.
25-vjeçari e ka nisur në mënyrë ideale Kupën e Botës 2026, teksa në dy ndeshjet e para me kombëtaren e Brazilit ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim./
