Real Madridi shpëton nga humbja në “frymën  e fundit” ndaj Elche-s (VIDEO)

Real Madridi ka arritur të marrë një barazim në frymën e fundit ndaj Elches në Santiago Bernabeu në kuadër të javës së 22 të La Liga-s.

Vendasit patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 33, por Karim Benzema u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tre minuta nga fundi i fraksionit të parë të lojës, miqtë arrinë të zhbllokojnë rezultatin me Boyo dhe të shkojnë në pushim me avantazhin minimal.

Në pjesën e dytë Reali është edhe më kërkues, por nuk ai del të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Elche do të tregohej mjaft cinike dhe me anë të një kundërsulmi do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 76 me Milla duke tronditur kështu vendasit.

Për 5 minuta më vonë një Modric do të rikthente “Los Blancos” në lojë pasi do të ngushtonte rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Minutat e fundit do të bëheshin akoma më emocionuese me vendasit që tentojnë me gjithçka dhe arrijnë të barazojnë me Militaon në minutën e 90+2 duke i shmangur humbjen dhe siguruar një pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 23.01.2022 18:13