Real Madridi “piketon” talentin e Dinamo Zagrebit, bën gati 10 milion euro

Ivan Saranic, golashënuesi më i mirë i ekipit B të Dinamo Zagreb këtë sezon me 13 gola, është nën “orbitën” e Real Madrid, të cilët, sipas “Sportske Novosti”, janë të gatshëm të ofrojnë 10 milion euro për kartonin e 18 vjeçarit.

Edhe pse është një lojtar relativisht i pa konfirmuar, ai “ra në sy” të skautëve të klubit spanjoll si një mesfushor sulmues jashtëzakonisht i talentuar që mund të luajë edhe në krah.

Saranic ka luajtur edhe për ekipin e parë të Dinamos këtë sezon (katër ndeshje, një asist) dhe në moshën 17 vjeç e 7 muaj u bë debutuesi më i ri në fanellën e klubit kroat këtë sezon.

Ai është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të të rinjve të Kroacisë U-19, dhe është mbajtësi rekord të shkollës së Dinamos për sa i përket numrit të golave ​​kur bëhet fjalë për mesfushorët. Në 87 ndeshje me Blutë dhe ekipin kombëtar Kroat nga U-15 deri U-19, ai shënoi 82 gola.

Statistikat e tilla e vendosin atë në historinë e “wunderkind” -it të ri të Dinamos, dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen e të mëdhenjve dhe para Real Madridit, ishte Barcelona ajo e cila shfaqi interes për të sezonin e kaluar.


Shtuar 3.06.2021 23:02