Real Madridi do të synojë që të krijojë një diferencë prej nëntë pikëve në krye të La Ligas kur ata do të përballen me Valencian mbrëmjen e së shtunës (21:00).
Një fitore do të ishte një motivim shtesë për madrilenët para ndeshjes në Ligën e Kampionëve të martën ndaj Leipzigut, aty ku të besuarit e Ancelottit do të tentojnë të kualifikohen në çerekfinale të garës më prestigjioze për klube.
Për kuriozitet, “Los Blancos” nuk do të kenë të drejtë që të përdorin asnjë nga fanellat e këtij sezoni në ndeshjen ndaj Valencias.
Siç raportoi gazetarja Arancha Rodriguez, La Liga ka pretenduar se fanellat si vendas, mysafir dhe fanellat e treta, që të gjitha ndeshen me ngjyrat bardh e zi të Valencias, që do të thotë se ata do të duhej të përdorin fanellat ngjyrë vjollcë të sezonit të kaluar.
Kjo ndeshje do të jetë një moment i veçantë për Jude Bellingham, pasi ai nuk e ka veshur këtë fanellë, për aryse se u transferua tek Real Madridi verën e kaluar nga Borussia Dortmundi.
Ai do ta nis këtë ndeshje nga minuta e parë, pasi është rikuperuar nga lëndimi që pësoi ndaj Gironës në muajin shkurt. /Telegrafi/