Real Madridi nuk do t’ia vazhdoj kontratën njërit nga veteranëve të skuadrës

David Alaba e festoi ditëlindjen e 33-të larg fushave për shkak të një dëmtimi serioz dhe me të ardhmen e tij te Real Madridi që duket gjithnjë e më e pasigurt.

Mbrojtësi austriak vazhdon rikuperimin nga një dëmtim i rëndë i kërcit në gjurin e majtë, i pësuar në dhjetor 2023, si dhe nga një problem me meniskun në maj 2024.

Stafi mjekësor i Real Madridit ende nuk ka caktuar një datë për rikthimin e tij, ndërsa trajneri Xabi Alonso ka deklaruar se Alaba ka nevojë për më shumë kohë.

Në renditjen e mbrojtësve qendrorë, Alaba është zgjedhja e pestë pas Rudiger, Huijsen, Militao dhe Asencio, ndërkohë që klubi po promovon talentin e ri Joan Martinez.

Kontrata e Alabas përfundon në vitin 2026, por klubi nuk ka ndërmend të ofrojë një rinovim, ndërsa ai mbetet një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Ai i kushton Real Madridit rreth 19.5 milionë euro në sezon dhe në momentin e transferimit si lojtar i lirë nga Bayern Munich mori një bonus prej 17.7 milionë eurosh.

Real Madridi po synon të ulë shpenzimet për paga, çka e bën të ardhmen e Alabas në ‘Santiago Bernabeu’ gjithnjë e më të pasigurt.


Shtuar 24.06.2025 16:00