Real Madridi nis festën në Cibelas, qindra mijëra tifozë në shesh (VIDEO)

Skuadra e Real Madridit ka nisur festën e zakonshme kur fiton trofe në sheshin Cibelas në Madrid.

Pas një ceremonie në Bashkinë e Madridit, futbollistët kanë hipur në autobusin e zbuluar dhe i janë drejtuar tifozëve që prej orësh janë duke i pritur në shesh.

Pas festës në shesh, pritet që skuadra t’i drejtohet stadiumit Santiago Bernabeu ku edhe atje i presin mijëra tifozë të tjerë.

Kujtojmë që ky ishte një sezon fantastik për Real Madridit, i cili në fillim të tij nuk ishte shumë pritshmëri, por ia doli të triumfonte në La Liga dhe në Champions League./albeu.com


Shtuar 29.05.2022 22:00