Klubet e mëdha të futbollit nuk maten më vetëm me sukseset sportive. Reputacioni ndërkombëtar, numri i tifozëve dhe të ardhurat e krijuara prej tyre i kanë kthyer ato në marka me ndikim global.
Të lidhura
None found
Një renditje e publikuar për vitin 2026 tregon se vlera e disa prej këtyre emrave ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.
Real Madridi vazhdon të jetë marka më e vlefshme në futboll për të dytin vit radhazi. Klubi spanjoll është vlerësuar me 2.766 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2025 vlera e markës së tij ishte 2.124 miliardë dollarë.
Barcelona zë pozicionin e dytë, me një vlerë prej 2.276 miliardë dollarësh. Marka e klubit katalanas ka shënuar një rritje të madhe, pasi një vit më parë ishte vlerësuar në 1.191 miliardë dollarë.
Arsenali është ngjitja më befasuese në treshen e parë. Kampioni i Ligës Premier për sezonin 2025/26 renditet i treti, ndërsa vlera e markës ka arritur në 1.722 miliardë dollarë, nga 1.339 miliardë dollarë sa ishte në vitin e kaluar.
Në vendin e katërt gjendet Bayern Munich, me 1.748 miliardë dollarë. Paris Saint-Germaini, edhe pse mban titullin e kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve, renditet vetëm i pesti.
PSG-ja e ka rritur vlerën e saj nga 1.518 miliardë dollarë në vitin 2025 në 1.734 miliardë dollarë në vitin 2026. Megjithatë, kjo rritje nuk ka mjaftuar për ta vendosur klubin francez në podium.
Klubet angleze kanë peshën kryesore në këtë klasifikim. Përveç Arsenalit, në dhjetëshen më të vlefshme janë edhe Manchester City, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Renditja e dhjetë markave kryesore përmbyllet nga Borussia Dortmundi, e cila vlerësohet në 766 milionë dollarë.
Ndërkohë, Serie A nuk përfaqësohet fare në këtë listë. Asnjë klub italian nuk është përfshirë mes 10 markave më të vlefshme të futbollit në botë për vitin 2026.
10 markat më të vlefshme të futbollit në vitin 2026:
Real Madrid – 2.766 miliardë dollarë
Barcelona – 2.276 miliardë dollarë
Arsenal – 1.722 miliardë dollarë
Bayern Munich – 1.748 miliardë dollarë
PSG – 1.734 miliardë dollarë
Manchester City – 1.709 miliardë dollar%
Liverpool – 1.695 miliardë dollarë
Manchester United -1.695 miliardë dollarë
Chelsea – 1.101 miliardë dollarë
Borussia Dortmund – 766 milionë dollarë./
