Real Madridi identifikon zëvendësuesin e Marcelos

Me më shumë se 540 ndeshje në mbrojtje të Real Madridit, Marcelo do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit.

Reali ka piketuar Fran Garcian, nga Rayo Vallecano, siç thekson Marca . Anësori i Vallecano-s,  ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon në skuadrën madrilene, duke qenë një figurë e rëndësishme.

Me kontratë deri në vitin 2025, Real Madrid ka ende 50% të kartonit të lojtarit, për të cilin një operacion për nënshkrimin e tij nuk do të kushtonte shumë në arkat e Madridit. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2022 18:58