Real Madridi gati për një sezon ambicioz, zbulohen alternativat e formacionit të Jose Mourinhos

Pas dy vitesh pa fituar trofe, Real Madridi synon të rikthehet te suksesi dhe duket se e ka përfunduar përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri, përfshirë edhe merkatonën e verës.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Jose Mourinho, klubi spanjoll ka qenë veçanërisht aktiv në merkato, duke siguruar shërbimet e Denzel Dumfries, Bernardo Silva, Marc Cucurella dhe Yan Diomande.

Përforcimet e bëra pritet t’i japin Mourinhos më shumë mundësi zgjedhjeje, ndryshe nga sezonet e fundit kur “Los Blancos” shpesh kishin mungesë alternativash në skuadër.

Sipas formacioneve të publikuara nga “Sky Sports”, Reali ka një grup lojtarësh aq konkurrues sa edhe formacioni i dytë do të mund të luftonte për titull në një kampionat tjetër.

Formacioni i mundshëm titullar është: Courtois; Dumfries, Konate, Rudiger, Cucurella; Valverde, Tchouameni; Diomande, Bellingham, Vinicius; Mbappe.

Sezonin e ri, Real Madridi do ta nisë më 22 gusht, në transfertën ndaj Espanyolit.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomenjoybet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio