Categories: sport

Real Madridi futet në bisedime për Alessandro Bastonin pas afrimit të Dumfries

Real Madridi ka hapur negociatat për të afruar te skuadra mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, në kohën kur Jose Mourinho po vazhdon punën për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Pasi ka përforcuar repartin defensiv me Ibrahima Konate, Marc Cucurella dhe Denzel Dumfries, klubi madrilen synon ende të shtojë edhe një qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Të lidhura

None found

Sipas Diario AS, emri që pëlqehet më shumë nga Mourinho është Bastoni. Marrëdhëniet shumë të mira mes Real Madridit dhe Interit, si edhe kontaktet e vazhdueshme ndërmjet dy klubeve, po e bëjnë më të lehtë procesin e bisedimeve.

Interi është në dijeni të interesit nga Madridi dhe gjithashtu e di se reprezentuesi italian e sheh me interes një aventurë të re, pasi edhe më parë kishte marrë në konsideratë një kalim te Barcelona.

Raportohet se mbrojtësi ka ndalur të gjitha diskutimet e tjera, ndërsa pret të kuptojë nëse Real Madridi do të jetë në gjendje ta mbyllë marrëveshjen.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të përfundojë menjëherë, sepse fillimisht klubi spanjoll duhet të krijojë vend në skuadër përmes largimit të disa futbollistëve.

Vlera e Bastonit llogaritet rreth 60 milionë euro dhe negociatat pritet të vijojnë gjatë javëve në vazhdim, ndërsa klubi po i jep formën përfundimtare rindërtimit të mbrojtjes.

https://x.com/diarioas/status/2071958743307231409

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago