Categories: sport

Mourinho e vendos Bastonin në krye të listës për mbrojtjen e Real Madridit

Jose Mourinho ka nisur me vendosmëri ndryshimet te Real Madridi dhe nuk po kursen lëvizjet e mëdha në repartin e prapavijës.

Gjatë afatit kalimtar të verës, mbrojtja e madrilenëve ka pësuar tashmë ndryshime të dukshme me afrimet e Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konates.

Të lidhura

None found

Por për trajnerin portugez, puna nuk mbyllet me kaq. Sipas gazetarit Miguel Serrano, emri që Mourinho ka veçuar si objektivin kryesor për qendrën e mbrojtjes është Alessandro Bastoni i Interit.

Qendërmbrojtësi italian 27-vjeçar vlerësohet prej kohësh si një ndër më të mirët në Evropë në rolin e tij dhe ka qenë vazhdimisht në radarët e klubeve të mëdha.

Në të kaluarën, Bastoni ishte ndër dëshirat kryesore të Barcelonës, por ekipi i drejtuar nga Hansi Flick u tërhoq dalëngadalë nga tentativa për ta transferuar.

Gjithsesi, një marrëveshje për të nuk parashikohet e thjeshtë. Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, e ka bërë të qartë se klubi zikaltër nuk synon të heqë dorë nga një prej figurave kryesore të skuadrës.

“Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet. Është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet lojtarët e tij”, deklaroi Marotta.

Përkundër këtij pozicioni, Real Madridi vazhdon të mbajë gjallë interesimin për reprezentuesin italian dhe në javët e ardhshme mund të tentojë me një ofertë të rëndësishme.

Raportimet tregojnë se kartoni i Bastonit vlerësohet mes 50 dhe 70 milionë eurove, një shumë që për gjigantin spanjoll nuk do të ishte problem i madh nëse Mourinho e vendos italianin si prioritet absolut për mbrojtjen.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago