Real Madridi ka vendosur të mos vijojë më përpjekjet për transferimin e mbrojtësit italian Alessandro Bastoni, i cili ishte renditur ndër objektivat e trajnerit Jose Mourinho.
None found
Sipas Diario AS, bisedimet mes palëve mbetën pa zhvillim për dy arsye kryesore: kërkesat e larta të Interit dhe mungesa e hapësirës së mjaftueshme në skuadrën madrilene.
Klubi zikaltër kërkonte të paktën 70 milionë euro për kartonin e Bastonit, një shifër që Real Madridi nuk ishte i gatshëm ta paguante për të përmbyllur transferimin.
Edhe qëndrimi i vetë futbollistit ndikoi në dështimin e operacionit. Bastoni nuk kishte shfaqur dëshirë të menjëhershme për t’u larguar nga Interi, çka e komplikoi më tej mundësinë e një marrëveshjeje.
Një tjetër element që ndikoi në vendimin e Real Madridit lidhet me përbërjen aktuale të mbrojtjes.
Qëndrimi i Raul Asencios në ekipin e parë e zvogëloi nevojën për afrimin e një qendërmbrojtësi të ri, ndërsa në të njëjtën kohë kufizoi fondet në dispozicion për një transferim të tillë.
Si rrjedhojë, Mourinho do të mbështetet te lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa Real Madridi po përgatitet për debutimin në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket Bastonit, mbrojtësi italian pritet të mbetet pjesë e rëndësishme e Interit, të paktën në këtë fazë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…