sport

Real Madrid, PSG dhe Chelsea në luftë për mbrojtësin

Chelsea po rivalizon PSG-në dhe Real Madridin për nënshkrimin e Leny Yoro, mbrojtësit francez që po konsiderohet si Rafael Varane i ardhshëm.

Chelsea ka qendërmbrojtësin francez në radarin e tyre, ndërsa edhe PSG po përgatitet të paguajë vlerën e tij prej 40 milionë eurosh, shkruan Fabrizio Romano.

Të lidhura

None found

Por, Real Madrid është ende favoriti për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar.

Yoro është quajtur ‘Rafa Varane i ardhshëm’ për stilin e tij agresiv të mbrojtjes dhe aftësinë e tij të fuqishme në ajër.

Ai është gjithashtu një lojtar me aftësi teknike mbresëlënëse me topin, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç.

I riu ka ndihmuar klubin e tij Lille, të mbyll 19 ndeshje pa pranuar gol.

Real Madridi është i prirur për të nënshkruar me një mbrojtës verën e ardhshme, pasi Nacho nuk ofron shumë siguri dhe David Alaba po ka shumë lëndime. /Telegrafi/

të fundit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

U nënshkrua Marrëveshja për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi, mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe…

20 minutes ago

Skënderbeu merr lajmin e shumëpritur nga FIFA para përballjes me Dinamon

SkënderbeuKlubit të Skënderbeut i është zhbllokuar zyrtarisht merkato nga FIFA [...]Read More...

26 minutes ago

Ferrari Luce vendos rekord në ankand, shitet për 40 milionë dollarë

Ferrari Luce, modeli i parë tërësisht elektrik i markës italiane, është shitur për 40 milionë dollarë në një ankand të…

28 minutes ago

GXR-Evo, supervetura e bazuar në Porsche 993 që do të prodhohet në vetëm 15 njësi

Gunther Werks ka zbuluar GXR-Evo, një veturë të bazuar në Porsche 911 të gjeneratës 993, por të transformuar në një…

28 minutes ago

Range Rover GT, modeli elektrik që sjell një epokë të re për markën britanike

Range Rover po përgatitet të prezantojë një model krejtësisht të ri, Range Rover GT, i cili do të jetë një…

29 minutes ago

Nesër në GJKKO seanca për masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ergys Agasi

Masa e sigurisë për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepatit në Durrës, do…

30 minutes ago