Planifikimi i ekipit për sezonin e ardhshëm tashmë ka marrë përparsësi në zyret e klubit të Real Madridit.
Krahas transferimeve të mundshme të Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies, ‘Los Blancos’ duket se nuk e kanë lënë anash as pozitën e qendërmbrojtësit.
None found
Pasi nuk arritën që të transferojnë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit, Real Madridi duket se do të përforcohet në këtë pozitë me talentin francez Leny Yoro.
Real Madridi i ka dhënë prioritet nënshkrimit me Yoron
Në të vërtetë sipas MARCA, Leny Yoro është bërë prioriteti kryesor i Real Madridit dhe transferimi i tij duket se ka avancuar.
Agjenti i lojtarit Jorge Mendes ka informuar Real Madridin se negociatat me Lille do të nisin së shpejti.
Yoro ka vendosur për Real Madridin.
Për më shumë, raporti argumenton se Leny Yoro është i bindur se ekipi i tij i ardhshëm do të jetë Real Madridi.
Krahas faktit që ai po kërkohet nga një numër i madh klubesh si PSG dhe Chelsea, adoleshenti francez është i etur për të veshur fanellën e bardhë.
Se a do të realizohet ëndrra e kalimit në Madrid menjëherë këtë sezon, apo duhet të pres edhe më shumë, mbetet të shihet. /Telegrafi/
Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit…
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin…
Real Madrid dhe PSV Eindhoven luajtën mes vete në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampionëve në stadiumin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe…
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…