Real Madridi tash e sa kohë është raportuar që ka shprehur interesim të fortë për të nënshkruar me mbrojtësin francez Leny Yoro, i cili aktualisht është pjesë e Lille.
Megjithatë, për ta bërë këtë, gjiganti spanjoll tani duhet të mposhtë konkurrencën e Manchester United që së fundmi iu bashkua garës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shtatgjatë.
None found
Ylli i Lille po vazhdon të lë pa fjalë të gjithë me paraqitjet e tij në Francë, dhe tashmë po konsiderohet gjerësisht si e ardhmja e futbollit evropian, ani pse ai do të mbushë 18 vjet në nëntor.
Me punën e tij të palodhshme tek Lille, Yoro tashmë është bërë zgjedhje e parë e trajnerit në mbrojtje, ku po i ndihmon ata drejt objektivit të tyre primar që është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve të mëhershme, Real Madridi e kishte identifikuar reprezentuesin francez si një objektiv afatgjatë për të reduktuar moshën mesatare të mbrojtjes së ‘Los Blancos’.
Kontrata e tij aktuale me Lille skadon në 2025, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj, dhe në rast se kjo nuk ndodh gjatë muajve në vazhdim, gjiganti francez do të mbetet i detyruar që ta shesë atë për të evituar largimin si lojtar i lirë.
Përditësimi i fundit nga Teamtalk.com, pretendon se United do t’i bëjë rivalitet Real Madridit për Yoron, ndërsa pritet një ofertë prej 41 milionë eurosh nga ana e tyre.
United kanë për synim transferimin e të paktën katër lojtarëve të rinj, si pjesë e planit për rinovimin e ekipit para sezonit 2024/2025./Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…