Real Madrid ultimatum Hazard, nëse dështon, në janar do të shitet

Real Madridi pret që në sezonin e ri Eden Hazard të shfaqë potencialin e tij për të ndihmuar klubin të fitojë trofe, raporton AS.

Hazard që prej transferimit nga Chelsea nuk ka arritur të lërë gjurmë te “Mbretërit” duke pasur lëndime të shpeshta.k

Krerët e klubit spanjoll thuhet se do të shohin performancat e belgut këtë sezon para se të vendosin ta shesin gjatë merkatos së janarit.

Hazard u transferua te Real Madridi në vitin 2019 për 115 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 3.09.2021 18:52