Real Madrid parakontratë me Rudiger

Antonio Rudiger së shpejti mund të bëhet lojtar i Real Madridit.

Siç raportohet nga Daily Mail, klubi i Florentino Perez dëshiron që mbrojtësi i Chelsea të nënshkruajë një parakontratë në janar, në mënyrë që ta nënshkruajë falas me të falas në qershor.

Blutë nga ana e tyre kanë paraqitur një ofertë prej rreth 160 mijë euro në javë për të bindur ish-lojtarin e Romës që të rinovojë.

Tashmë gjithçka është në dorën e gjermanit, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po studion edhe propozimet e tjera, mbi të gjitha ato të Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. /albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 18:00