Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Granadas në kuadër të javës së 35-të në La Liga.
Madrilenët në këtë ndeshje u paraqitën me formacion të dytë, pasi Ancelotti vendosi t’i pushojë yjet si Bellingham, Valverde, Rodrygo, Vinicius etj.
Serinë e golave për mysafirët e hapi Fran Garcia (38’) i cili shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit të Lucas Vazquez.
Në listën e realizatorëve u fut edhe mesfushori turk Arda Guler (47’) i cili shënoi për rezultatin 2-0 pas asistimit të Fran Garcias.
Në pjesën e dytë Real Madridi vazhdoi të dominojë në tërësi ndeshjen, ku edhe arritën të gjejnë rrugën e rrjetës edhe në dy raste të tjera.
Autor i të dy golave ishte Brahim Diaz i cili fillimisht shënoi për rezultatin 3-0 në minutën e 50-të dhe më pas për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi në minutën e 59-të.
Kjo ndeshje ishte më shumë sa për të plotësuar protokollin e La Ligas, pasi Granada edhe zyrtarisht ka rënë nga elita e futbollit spanjoll ndërsa Real Madridi javën e kaluar ishte shpallur kampion i ligës.
Real Madridi do të rikthehet në aksion përsëri të martën, aty ku do të jetë nikoqir i Alavesit në ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/