Real Madrid, Mauricio Pochettino kthehet në skenë

“Nuk do ta stërvit kurrë Barçën, përpara se të kthehesha në fermën time në Argjentinë” .

Kjo frazë, tashmë e famshme, e shqiptuar nga Mauricio Pochettino merr më shumë rëndësi duke ditur që argjentinasi vlerësohet brenda Real Madridit, edhe pse ai nuk ka mundur asnjëherë të stërvit trembëdhjetë herë kampionin e Evropës.

Në një pozicion të vështirë te PSG, me parisienët në pritje për të bindur Zinedine Zidane, Pochettino është rikthyer në orbitën e Real Madridit. Këtë e konfirmon L’Equipe, e cila tregon për një të ardhme për pankinën e Madridit.

Zëvendësues për Carlo Ancelottin

Sipas mediaas të lartpërmendur, edhe pse brenda skuadrës spanjolle nuk ka asnjë problem të dukshëm me Carlo Ancelottin, nëse italiani nuk i përmbush objektivat në fund të sezonit mund të lirohet nga pozicioni.

Në ligë, Madridi është i pari, megjithëse imazhi i ekipit në fushë nuk është më i miri dhe menaxhimi i aseteve mund të përmirësohet.

Megjithatë, e ardhmja e Pochettino mund të jetë në Angli. Dhe pikërisht në javët e fundit, Manchester United ka tingëlluar si destinacioni i radhës i trajnerit të PSG-së. Me Ralf Ragnick si trajner i përkohshëm, në Old Trafford tashmë po mendohet për trajnerin që do të marrë frenat e skuadrës. /albeu.com/


Shtuar 13.02.2022 13:49