Mbappe është ende një lojtar i PSG-së por zërat për një kalim të sulmuesin në Madrid përforcohen çdo ditë edhe më shumë.
Sulmuesi francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez dhe mesa duket se ai nuk do të rinovojë me klubin kryeqytetas. Real Madrid nuk heq dorë nga talenti francez duke u përpjekur për të biseduar me të shpesh për të bindur kalimin e tij në Spanjë. Por Real i frikësohet kundërsulmit që mund të bëjë PSG. Frika në shtëpinë e “Los Blancos” është se mos PSG i rrëmben ndonjë nga yjet e ekipit. Ekipi spanjoll është duke përgatitur me shpejtësi rinovimet dhe klauzolat e reja të Vinicius Jr, Rodrygo edhe Eder Militao për t’iu vendos klauzola mbi 700 milion euro.
Të lidhura
None found
Frikë nuk ka për Alaba, Bemzema dhe Courtois pasi të tre yjet e ekipit kanë një klauzolë të lartë./h.ll/albeu.com
