Real Madrid bën hapin final, ylli 16-vjeçar brazilian shumë pranë “Los Blancos”

Firma me Endrick hyn në fazën finale.

Sulmuesi 16-vjeçar i cili luan për Palmeiras, ka qenë literalisht në listën e të gjithave klubeve të Europës. Por, mesa duket Real Madrid është më pranë se kurrë dhe firma nuk është shumë larg.

Sipas “Marca”, Real Madrid ka bërë lëvizjen e madhe konkrete dhe rruga e brazilianit drejt Santiago Bernabeu është duke u shtruar. Çmimi do të jetë rreth 60 milionë euro, një shumë qe liron sulmuesin nga lidhja me Palmeiras. Duket se Haaland është zhdukur nga radarët e spanjollëve, ku këta të fundit kanë preferuar një talent 16-vjeçar që po tregon se shumë shpejt ka prirje të arrijë shifra të frikshme në sasinë e golave.

Por, sipas rregullave të FIFA-s, ku pengon lojtarët nën 18 vjeç të ndryshojnë kontinent, por kanë të drejtë të firmosin një kontratë me një klub tjetër.

Endrick te Real Madrid do të bëhet zyrtare vetëm në sezonin 2024-2025./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.12.2022 11:33