Një largim me shumë peshë nga Reali i Madridit ishte ai i Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll kontribuoi prej gati 16 vitesh me fanellën madrilenëve, ndërsa largimi nuk erdhi siç pritej. Vetë lojtari nuk është ndierë i vlerësuar pasi presidenti Perez nuk i ofroi rinovimin në bazë të kushteve të vendosura.
Të lidhura
None found
“Dëshirojnë që të blejnë Mbapen me këto para”, është shprehur Ramos duke treguar kështu se bëhej fjalë për projektin e ri të Realit dhe jo për çështje pamundësie ekonomike.
Gjurma që ka lënë Ramos në gjithë këto vite është e madhe, aq sa askush prej lojtarëve nuk guxon që të marrë numrin “4” në fanellë. “Marca” raporton se të gjithë futbollistët kanë refuzuar dhe nuk dëshirojnë që të mbajnë këtë përgjegjësi mbi shpatulla.
E njëjta situatë u paraqit edhe në Kombëtaren e Spanjës pasi Ramos nuk u përfshi në Europian. Askush prej lojtarëve nuk dëshironte që të mbante mbi shpatulla numrin e tij, “15”.
