Rast unik në histori! Arbitri që drejtoi një ndeshje futbolli hipur mbi kalë

 

ARGJENTINË -Historia e futbollit është e mbushur me histori të ndryshme, por një rast i veçantë është ai i Carlos Libertario Linossi, i vetmi që ka drejtuar një ndeshje profesioniste duke hipur në kalë. Në Argjentinë ai konsiderohet një legjendë e vërtetë: si për karrierën e gjatë, ashtu edhe për episodin e veçantë gjatë të cilit ai u bë protagonist.

Është data 25 mars 1925 dhe luhej Velez Sarsfield dhe Atletico Peñarol. Kush fiton shkon në Kategorinë e Parë. Federata vendos t’ia caktojë ndeshjen Linosit, një nga arbitrat më me përvojë në kampionat. Në një kohë kur mjetet e transportit nuk ishin ende të përhapura dhe pakkush mund të përballonte një makinë, arbitri i ndeshjes arrin në stadium me kalin e tij.

Pasi arrin, Linossi lidh mikun e tij besnik jashtë stadium dhe përgatitet për ndeshjen. Takimi zhvillohet pa probleme deri në minutën e 75-të, me rezultatin 1-1. Por në 15 minutat e fundit çdo gjë prishet. Atletico Peñarol vazhdon të kryesojë me shifrat 2-1, Por goli ka shkaktuar reagimin e dhunshëm të tifozëve të Velez, të cilët pushtojnë fushën dhe tentojnë të sulmojnë lojtarët kundërshtarë.

Situata rrezikon të përshkallëzohet por Linossi kujton shokun e tij besnik që e pret jashtë stadiumit. Vrapon drejt tij dhe pasi e zgjidh kthehet në fushë. I patrembur dhe pa u shqetësuar për sigurinë personale, arbitri argjentinas niset kështu drejt tifozëve të Velezit, të cilët ndërkohë po vazhdonin të sulmonin lojtarët e Atletico Peñarol, të mbrojtur sa më shumë nga tifozët e paktë që ndodheshin në atë sfidë.

Duke treguar kurajo të madhe dhe duke përdorur kamxhikun në dorë kur duhet, Linossi arrin të nxjerrë jashtë fushës të gjithë tifozët e Velezit. Loja që vendos kampionatin mund të rifillojë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe Linossi gjithmonë menaxhon minutat e munguara me kalin e tij.

Gjyqtari argjentinas zbret nga kali vetëm për situata të veçanta, si për shembull kur duhet të llogarisë një distancë duke numëruar hapat. Falë kalit të tij dhe një doze të mirë temperamenti, Linossi kishte mundur të rivendoste rendin publik dhe t’i jepte fund konfrontimit.


Shtuar 15.04.2022 22:45

Tags: ,