Raphinha prezantohet me fjalimin e parë si kapiten i Barcelonës

Raphinha iu drejtua për herë të parë si kapiten i ri i Barcelonës lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës katalanase, përpara finales së Trofeut Joan Gamper.

Të lidhura

None found

Futbollisti brazilian foli me siguri dhe autoritet, ndërsa fjalët e tij u pritën në fund me një ovacion të gjatë nga mbështetësit e pranishëm në stadium. Në këtë moment ishin të pranishëm edhe Frenkie de Jong dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit.

Mesazhin e parë, Raphinha ia kushtoi Roony-t, duke i shprehur mbështetjen për periudhën e vështirë që po kalon.

“Fillimisht, dua t’i shpreh mbështetjen time Roony-t, i cili po kalon një periudhë të vështirë. Dua që ai ta dijë se do të jemi pranë tij për çdo gjë që mund të ketë nevojë. Ai është njëri prej nesh”, deklaroi Raphinha.

Më tej, ai u ndal te futbollistët e Barcelonës që kanë fituar Kupën e Botës, duke vlerësuar arritjen e tyre të jashtëzakonshme.

“Dua të përgëzoj kampionët e Botërorit. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kanë arritur një sukses që çdo futbollist në botë ëndërron ta përjetojë”, u shpreh ai.

Kapiteni brazilian theksoi gjithashtu se bashkëlojtarët duhet ta çmojnë suksesin e arritur dhe vendin që kanë fituar në historinë e futbollit.

“Dhe dua t’u them edhe shokëve të mi të skuadrës: duhet të ndiheni krenarë për këtë arritje dhe të kuptoni se emrat tuaj do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në historinë e futbollit”.

Raphinha përshëndeti edhe anëtarët e rinj të stafit teknik, duke folur për rëndësinë e përfaqësimit të Barcelonës.

“Dua gjithashtu t’i uroj mirëseardhjen anëtarëve të rinj të stafit teknik. Dua t’u them se të veshësh këtë fanellë dhe të mbash stemën e Barcelonës është një përgjegjësi shumë e madhe, por njëkohësisht është gjëja më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Jam i bindur se edhe ata do të ndihen njësoj”.

Në vijim, ai garantoi se futbollistët dhe stafi teknik do të angazhohen maksimalisht për t’u dhuruar tifozëve trofe gjatë sezonit të ri.

“Ne, lojtarët dhe stafi i trajnerëve, do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju sjellë gëzim këtë sezon. Vetëm së bashku mund të luftojmë për çdo trofe”.

Fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës, Raphinha e përfundoi me sloganin tradicional të klubit: “Visca el Barça dhe Visca Catalunya, gjithmonë”.


Shtuar 19.08.2026 20:22

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobet