Rangers befason PSV-në dhe shkon në Champions (VIDEO)

Kopenhagen dhe Rejnxhërs janë 2 skuadrat që mbrëmjen e sotme kanë siguruar nga një biletë për në grupet e Champions-it. Skocezët e trajnerit Van Bronkhorst, triumfuan në Holandë ndaj PSV-së me rezultatin 0-1, duke siguruar grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë, pas plot 12 vitesh.

Në sfidën tjetër, Kopenhagen, menaxhoi mjaft mirë triumfin në ndeshjen e parë ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2-1, teksa në sfidën e kthimit, u mjaftuan me një barazim pa gola.

Dinamo s Zagrebit mposhti vetëm pas shtesava 4-1 Bodo Glimt, duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.


Shtuar 24.08.2022 23:17