Ramos rikthehet në stërvitje të plotë me PSG-në, së shpejti debutimi

Sergio Ramos, ishte një nga transferimet e bujshme të PSG-së gjatë merkatos së verës që lam pas.

Ish-ylli i Real Madridi pësoi një dëmtim që ia ka bërë të pamundur debutimin me PSG-në deri më tani.

Duket se kjo e “keqe” po merr fund, pasi Ramos ka lënë pas dëmtimit dhe është kthyer në stërvitje normalisht.

Edhe pse tani ai duket gati, ende nuk ka një datë të saktë për debutimin e tij, por pritet brenda pak javëve. /albeu.com


Shtuar 13.10.2021 14:45