I ardhur me shumë bujë në Paris, mbrojtësi 35-vjeçar, Sergio Ramos është shumë pranë largimit nga klubi francez.
Asnjë grumbullim dhe asnjë minutë të luajtur për shkak dëmtimi, bëjnë të mendosh që klubi PSG-së mund të heqë dorë nga shërbimet e spanjollit në merkaton e janarit.
Ramos nuk po kalon momentet të cilat kishte menduar me francezët, me tifozët që po i soset durimi. Kujtojmë që paga e tij kap shifrën e 15 milion eurove në sezon. /albeu.com