Leçe dhe Sasuolo zhvilluan sot ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Seria A. Sfida është mbyllur me barazim 0-0, ndërsa Ylber Ramadani u shpall lojtari i ndeshjes.
Nga minuta e parë e nisën në Ramadani dhe Medon Berisha te mesfusha e Leçes. Përballë tyre ishte Arijanet Muriç, portieri i përfaqësueses së Kosovës.
Skuadrat ndanë në paqe nga 1 pikë. Sasuolo u ndal kështu pas dy fitoreve radhazi që kishin krijuar entuziazëm.
Leçe numëron 6 pikë në shtatë javë. Aktualisht mban vendin e 14-të në renditjen e Seria A.