Ivan Rakitic po kalon orët e fundit si lojtar i Sevillas. 35-vjeçari është shumë afër që t’i jap fund periudhës së dytë në klubin andaluzian, pasi u transferua aty nga Barcelona në vitin 2020.
Rakitic ka qenë një startues i rregullt për Sevillën gjatë viteve të fundit, përkundër faktit se shumë trajnerë u ndërruan dhe ai vetëm sa po i afrohej fundit të karrierës.
Të lidhura
None found
Sidoqoftë, ai ka pasur një rol dytësor në ekip që prej emërimit të Quique Sanchez Flores në krye të klubit dhe tani koha e tij në klub do të përfundojë së shpejti.
Kjo për shkak se kroati është shumë afër nënshkrimit për Al-Shabab, aty ku do të gjejë ish-bashkëlojtarin e tij tek Atletico Madridi, Yannick Carrasco.
Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se Rakitic tashmë i ka dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve të tij tek Sevilla, ani pse bisedimet me klubin arab ende janë duke vazhduar.
Eksperienca e Rakiticit do të jetë një mungesë e madhe për Sevillën, edhe pse klubi kishte blerë zëvendësimin e tij gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar dyshen Lucien Agoume dhe Hannibal Mejri. /Telegrafi/
