Rafael Leao: Pioli më dha besim, shpresoj të bëhem si CR7 dhe Mbappe

Rafael Leao foli gjatë një interviste të gjatë me “DAZN” e cila do të publikohet më 3 mars. Këto janë disa parashikime të fjalëve të portugezit të raportuara nga “Milannews”:

“Fillimi nuk ishte i lehtë sepse mbërrita në një ligë tjetër dhe nuk flisja italisht. Isha 19 vjeç dhe kishte shumë kundërshtarë të nivelit të lartë dhe tani gjërat janë më mirë”

 

Marrëdhënia me Piolin?

“Pavarësisht vështirësive, Pioli më dha besim dhe më vendosi si titullar. Falë tij u bëra lojtari aktual. Më dha mentalitetin e duhur sepse është dikush që më shtyu të besoja gjithmonë te vetja. Më thoshte: “Ti je i talentuar, por të mungon pak mentaliteti fitues. Nëse do të arrish në nivelin e Mbappes dhe Ronaldos, duhet të bësh diferencën në çdo ndeshje, përndryshe je një lojtar i parëndësishëm.” .

“E kam dëgjuar shumë dhe diçka më ka ndikuar në kokë kur kam folur me trajnerin tim personal dhe familjen time. I thashë vetes se të gjithë duhet të kishin parë se kush isha në të vërtetë dhe kjo ndodhi. Mbappé dhe Ronaldo janë të dy ata që më frymëzojnë, ata që shikoj më shumë në YouTube. Unë ende nuk jam një golashënues si ata, një “matador”, por po mësoj dhe dua të arrij në atë nivel”.

 

Hapi tjetër i rritjes?

“Driblimi bën diferencën, por ndonjëherë mund të shënoj më shumë dhe duhet ta bëj edhe nëse e nis nga e majta. Kur të dal para portës duhet të jem më konkret. Në të kaluarën nuk kam qenë. Unë po rritem si Henry ? Ai ishte një lojtar i madh, unë jam ende një lojtar i ri që përpiqem të arrij në atë nivel. Asgjë nuk krahasohet “./ h.ll/albeu.com

 

 

 

 

 


Shtuar 1.03.2022 21:05

Tags: ,